Historia e kompanisë


G.Niti Tiki Company është themeluar në vitin 1975 në fillim nga Z.Aqif Kadriu dhe është vazhduar nga dy djemtë e tij, Zijush dhe Fatmir KADRIU. Kompania është një biznes familjar, me gjenezë në qytetin e Preshevës - Serbisë, ku e gjitha filloi si një dyqan i vogël me gjëra ushqimore.

Në vitin 1992, kompania zgjeroi veprimtarinë e dyqanit dhe vendosi që të ketë paisje shtëpiake (teknikë e bardhë dhe e zezë), si dhe ndriçim shtëpiak.

Në vitin 1994, kompania filloi prodhimin e paisjeve sanitare e cila zgjati vetëm për dy vjet. Në vitin 1996, kompania mori licencën për të prodhuar bojlera të GORENJES nga Sllovenia. Gjatë kësaj kohe, kompania kishte kapacitet për të siguruar produktet e saj në tre tregjet e rajonit: Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

Në vitin 1999, kompania ka hyrë në tregun e Kosovës me marrëveshje me Gorenje – Slloveni, në mënyrë që të jetë distributor ekskluziv i gamës së shumëllojshme të tyre të produkteve. Që atëherë kompania është e pranishme në tregun e Kosovës me lokacion në zonën periferike të Prishtinës.

Kompania sot


G.Niti Tiki Company është e pranishme në tregun e Kosovës me katër qendra tregtare të mëdha dhe 60 dyqane të vogla në të gjithë vendin.

Qendra e parë është e vendosur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Kjo është një qendër atraktive me një ndërtesë moderne dhe bashkëkohore. Ajo posedon një hapësirë prej 4200 m2 për aktivitetet e veta të shitjes me pakicë, si dhe një 3200 m2 të magazinës, ku mbi 15.000 produkte të pajisjeve shtëpiake mund të magazinohen. Brendet që operojnë në këtë qendër tregtare janë: Gorenje - paisje shtëpiake, Prity - kamina, Ovs Industry - tekstil Italian, Reno – këpucë gjermane, Bizzotto - pajisje shtëpiake italiane , Hotel dhe Restaurant, dhe Rainbow Cafe.


Qendra Gorenje - Prishtinë

Qendra e dytë tregtare është e vendosur në Mitrovicë, e cila filloi të operojë në vitin 2010 dhe ka një hapësirë prej 2.000 m². Ajo ofron kushte luksoze për klientët e saj, si dhe një mundësi maksimale për shoping dhe argëtim. Aktivitetet vijuese janë të pranishëm: Gorenje - pajisje shtëpiake, Prity - kamina, Ovs Industry - tekstil Italian, Reno – këpucë gjermane, Bizzotto - pajisje shtëpiake italiane dhe Rainbow Café.

Qendra Gorenje - Mitrovicë

Në vitin 2011, qendra e tretë tregtare u hap për publikun në Prizren me 2.800m². Ajo është e vendosur jo larg nga qendra e qytetit dhe siguron një mjedis të mirë për shoping. Klientët kanë një gamë të gjerë të prodhimeve të gatshme për të përmbushur nevojat e tyre.

Qendra Gorenje - Prizren

Në maj të vitit 2012, kompania fillon aktivitetet e saj në Gjilan me 5.000m², një tjetër qytet i Kosovës, për të ofruar produktet dhe shërbimet tona për klientët duke qenë sa më afër tyre . Ashtu si në tre lokacione të tjera të mëparshme, aktivitetet janë të njëjta.

Gjatë pranisë së kompanisë në tregun e Kosovës, ajo ka themeluar rrjetin e saj të shitjes në sistemin e franshizës për të gjithë rajonin e Kosovës. Sot ne mbështesim 60 dyqane që janë të pranishme në çdo qytet të Kosovës duke mbuluar gjithë vendin, duke mos lënë vend pa qenë i pranishëm.

Strategjia dhe vizioni


Vizioni

Lider në ofrimin e shërbimeve cilësore për klientët.

Misioni

Për të siguruar gjithçka që kanë nevojë klientët tanë në një vend me produkte kualitative, shërbimi i klasit të parë dhe mjedis të mirë me një çmim të volitshëm.

Vlerat

Ne bëjmë atë që themi, me respekt dhe në mënyrë të drejtë. Pronësia: pasi kompania është një biznes familjar, ne bëjmë shumë përpjekje në çdo detaj vetëm për të vazhduar atë që gjeneratat e vjetra filluan me krenari dhe me punë të vështirë çdo ditë të vetme për të arritur qëllimet. Vlen të përmendet se në ditët e sotme, brezi i tretë filloi të punojë në biznes.

Cilësia

Të ofrojë produkte me cilësi të lartë dhe ti kushtojë vëmendje shërbimit pas shitjes.

Shërbimi

Të gjithë klientët tanë duhet trajtuar në mënyrë të barabartë dhe shërbimi të jetë i nivelit të lartë.

Respekti

Ne trajtojmë punonjësit tanë, klientët, partnerët,furnizuesit me respekt të ndërsjellë dhe pranojmë rëndësinë e shumëllojshmërisë. Ne rrespektojmë të gjithë individët dhe vlerësojmë kontributin e tyre.

Shumëllojshmëria

Ne ofrojmë një gamë të tërë të produkteve të industrive të shumëllojshme për të arritur nevojat e klientëve.

Shërbimi pas shitjes (Servisimi):

Pasi produkti është blerë, klientët ndihen të sigurt për shkak të shërbimit pas shitjes. Çdo produkt që blihet në qendrat tona apo në dyqanet tona, shërbimi pas-shitjes është një prioritet dhe e detyrueshme për t'u ofruar klientëve tanë.

Qëllimet e biznesit dhe objektivat

Qëllimi kryesor i biznesit tonë është që të jetë i pranishëm me qendrat tregtare në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës, duke I siguruar produkte dhe shërbime klientëve tanë. Qëllimi jonë është që të jemi sa më afër klientëve tanë, të sigurojmë produkte me kulatitet të lartë, reputacion të mirë tek klientët, shërbime superiore ndaj klientëve, përfshirje më të gjërë gjeografike dhe shumëllojshmëri produktesh.

Strategjia e rritjes

Strategjia e rritjes së G.Niti Tiki Kompanisë është që të fokusohet në gjetjen e lokacioneve më të mira në qytetet në të cilat planifikojmë të zgjërohemi. Më shumë, secila qendër tregtare që hapim do të veprojë me të gjitha brendet që kemi. Klientët tanë duhet të na njohin vetëm me një shikim.

Produktet dhe shërbimet


Gorenje - Produktet dhe shërbimet

G.Niti Tiki Company ofron shumë produkte si dhe u siguron shërbime klientëve.

Gorenje-paisje shtëpiake nga Slovenia (pakicë dhe shumicë). Gjatë këtyre viteve GNTC ka themeluar kanalet e veta të distribuimit, logjistikës dhe shitjes e cila bëri që brendi Gorenje të jetë lider në tregun Kosovar me një përfshirje prej 55 % . Produktet qe ofrohen janë:

Gorenje - Teknika e bardhë: lavatriçe, shporet elektrik, makinë për larjen e enëve, frigorifer, bojler etj.

Gorenje - Kuzhina dhe sanitari: moderne, klasike dhe elegante të ofruara per klientët tanë me shërbim të klasës së parë ku arkitektet tanë të trajnuar përmbushin nevojat e klientëve në planifikimin e shtëpisë së tyre, kuzhinave dhe banjove.

Prity – Kaminat nga Bulgaria: Ofron një gamë të gjërë të kaminave dhe furrave që i përshtaten të gjitha stileve dhe shijeve, nga klasike tek bashkëkohore. Ofron kualitet dhe shumëllojshmëri të produkteve që kënaqin të gjitha nevojat e klientëve.

OVS Industry – Veshje për femra, meshkuj dhe fëmijë nga Italia: Veshje moderne dhe aksesoare për një shoping të mrekullueshëm me trendet e fundit në Itali dhe më gjërë. OVS industry i ka dhënë blerjes një kuptim të ri, duke u bazuar në përmirësimet e vazhdueshme të kualitetit dhe çmimit të arsyeshëm.

RENO - Këpucë për femra, meshkuj dhe fëmijë nga Gjermania: Ka brende të ndryshme ndërkombëtare nga e gjithë bota. Brendet sikur: Esprit, Tamaris, Sansibar dhe shumë tjera, bëjnë që RENO këpucët të jenë të kërkuara edhe më shumë nga konsumatorët. RENO ofron një koleksion të pasur të fokusuar në stile të ndryshme dhe ngjyra të ndryshme të këpucëve me një koncept modern.

Bizzotto – Aksesoare për shtëpinë nga Italia: Vendi më i mirë për të gjetur detaje të vogla për të dekoruar shtëpinë tuaj. Që nga qirinjt e ndryshëm aromatik deri tek mobiljet për kopsht, klientët mund të zgjedhin ajo çka i përshtatet më së miri shtëpisë së tyre. Klientët mund të zgjedhin nga një gamë e gjërë e produkteve në ngjyra të ndryshme dhe dizaijne unike.

Hotel: Dhoma të cilësisë së lartë dhe një restorant ekskluziv me një kuzhinë internacionale dhe shërbim profesional të klasës së parë me ushqime të shijeve të ndryshme. Restoranti disponon 90 ulëse dhe mysafirët do të ndjejnë atmosferën e jashtzakonshme, dukë u ndjerë të rrespektuar dhe shumë kënaqësi. Si shtesë është edhe salla e konferencës për 70 persona si dhe salla e vogël për takime.

Rainbow Café: Ofron një mundësi të mirë për relaksim dhe argëtim. Është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një mjedis konfort, modern dhe miqësor, për klientët e saj. Cka i shton edhe më shumë vlera është këndi i lodrave për fëmijë. Fëmijët mund të lozin derisa prindërit shijojnë një copë torte me një lëng apo kafe.