

PRISHTINË
PRISHTINA
GORENJE DEPARTMENT STORE / PRISHTINË
Si një nga dyqanet e para dhe në qytetin më të madh ka dizajnin me te fundit dhe mobiljet më ne kohënga të gjitha dyqanet tjera . Me një hapësirë prej 12.000m², ku 6.500 m² janë përdorur për aktivitetet e tij me pakicë dhe pjesa tjetër për hotelin, zyrat administrative dhe sallat e konferencave. Të gjitha brendet nga portofoli i brendeve veprojnë në këtë dyqan.
MITROVICË
MITROVICË
GORENJE DEPARTMENT STORE / MITROVICË
Mitrovica ndodhet në pjesën veriore të Kosovës me një popullsi totale prej 75,000. Qendrae dytë ndodhet këtu e cila filloi të funksionojë në vitin 2010 dhe ka një hapësirë prej 2.000m² . Ajo ofron kushte luksoze për klientët e saj si dhe një mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe argëtim.
Nga fundi i 2012, ne ndryshuam politikën e funksionimit në këtë dyqan. Të gjitha produktet në OVS dhe CCC janë me 50% zbritje. Konsiderohet si një dyqan tregtar i veshjeve dhe këpucëve. Markat e tjera operojnë me çmime normale me raste të veçanta kur ka ndonjë promocion.
PRIZREN
PRIZREN
GORENJE DEPARTMENT STORE / PRIZREN.
Prizreni është qyteti i dytë më i madh i Kosovës. Sipas Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave të Kosovës 2011, popullsia e përgjithshme është 180,000. Ekonomia e komunës së Prizrenit kryesisht bazohet në bujqësi, tregti, ndërtim dhe përpunim të ushqimit – të gjitha ndërmarrjet private. Eshtë një qytet multietnik me një histori të pasur e cila e bën atë interesant për turistët.
Në vitin 2011, departamenti i tretë u hap për publikun në Prizren me 2.500m² . Ndodhet jo larg qendrës së qytetit dhe ofron një ambient të mirë për blerje. Konsumatorët kanë një gamë të gjerë të produkteve të gatshëm për të përmbushur nevojën e tyre.
Në fillim të 2017, dyqani u rinovua plotësisht dhe dyqanit iu shtua hapësirë shtesë.
GJILAN
GJILAN
GORENJE DEPARTMENT STORE / GJILAN
Gjilani ndodhet në jug-lindje të Kosovës me një popullsi të përgjithshme prej rreth 90,000. Ekonomia e këtij qyteti bazohet kryesisht në bizneset e vogla tregtare. Prandaj, në maj 2012, kompania filloi aktivitetet e saj me 5.000 m², për të ofruar produkte dhe shërbime tona për klientët duke qenë sa më afër tyre. Si në tre vendet e mëparshme, aktivitetet janë të njëjta.
Në vitin 2015, dyqani u zhvendos në zonën tregtare të qytetit. Është projektuar me mobiljet më të fundit ne trend dhe funksionon me të njëjtat aktivitete.
PEJË
PEJË
GORENJE DEPARTMENT STORE / PEJË
Peja ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës me një popullsi të përgjithshme prej rreth 95,723 banorë. Ekonomia e këtij qyteti bazohet kryesisht në bizneset e vogla tregtare, bujqësinë dhe turizmin. Në Tetor 2015, kompania filloi aktivitetet e saj me 3.500 m² për të siguruar produktet dhe shërbimet tona për klientët duke qenë sa më afër tyre. Duke qenë një department store, produktet dhe shërbimet e ofruara janë të njëjta si në të gjitha qendrat tjera.
FERIZAJ
FERIZAJ
GORENJE DEPARTMENT STORE / FERIZAJ
Qendra më e re dhe më tërheqëse në qytetin e Ferizajt, ka filluar punën e saj. Një qendër e re me një mjedis dhe shërbim të këndshëm me standarde të larta evropiane. Hapësirë prej 9,000 sqm me mbi 500 hapësira parkimi, nje qendere mbushur me artikuj të ndryshme për çdo kërkesë të qytetarëve të Ferizajit. Artikuj të shumtë nga markat e mirënjohura Gorenje, OVS, Black Red White, Prity Kamina, FreeOn, Rainbow Café, Star Italy, Pilot, MaxEurope, Fabrizio dhe shumë të tjerë e bëjnë dyqanin Gorenje Department në Ferizaj një nga qendrat më të kompletuara në këtë të qytetit.
LIPJAN
Lipjan
GORENJE DEPARTMENT STORE / LIPJAN
Në fillim të vitit 2019, grupi GNTC zgjeroi departamentet e tij në pesë qytete të ndryshme të Kosovës. Dyqanet janë të mbushura me produkte dhe risi, duke u nisur nga pika e shitjes në Lipjan ku GNTC ka zgjedhur të jetë afër klientëve të saj. Lipjani është një qytet i vogël por me shumë aktivitete kulturore, është qyteti që tërhoqi vëmendjen tonë për të ofruar produkte që deri më tani kanë munguar nga ky qytet.
Një qendër me një hapësirë prej 2000 m², megjithëse ka një hapësirë më të vogël se qendrat me format më të madh Gorenje, kjo qendër plotëson të gjitha nevojat kryesore të një klienti me programet si :Gorenje, Prity, Poloni dhe BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
Brendet që nuk janë të pranishme këtu janë OVS dhe CCC pasi kërkojnë hapësirë të veçantë dhe të madhe shitjeje.
VITI
Viti
GORENJE DEPARTMENT STORE / VITIA
Në qershor 2019, qyteti i Vitisë është qyteti tjetër ku grupi GNTC ka vendosur të jetë i pranishëm me një hapësirë totale prej 700 m². Një mjedis shumë i këndshëm për sy dhe shoping, që përfshin këto aktivitete: Gorenje, Prity, Poloni dhe BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
MALISHEVË
Malishevë
GORENJE DEPARTMENT STORE / MALISHEVË
GNTC Group vazhdon me qytetin e Malishevës, një qytet i vogël me shumë potencial zhvillimi. Pika e shitjes në Malishevë ka një hapësirë prej 1200 m², e cila si brenda ashtu edhe jashtë jep përshtypjen e një shtëpie të ngrohtë që plotëson të gjitha nevojat e klientit me këto aktivitete: Gorenje, Prity, Poloni dhe BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
SKENDËRAJ
Viti
GORENJE DEPARTMENT STORE / SKËNDERAJ
Pika e shitjes në qytetin e Skenderajitka një hapësirë prej 1400 m², e cila është e hapur me shumë punë, e prezantuar me shumë oferta, shumë mundësi blerjeje si dhe shumë arsye për të vizituar dyqanin . Brendet që janë të pranishme në këtë pikë dhe sa më afër konsumatorit janë: Gorenje, Prity, Poloni dhe BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
KAÇANIK
Malishevë
GORENJE DEPARTMENT STORE / KAÇANIK
E fundit për nga radhitja po jo për nga rëndësia është pika e shitjes në qytetin e Kaqanikut me një hapësirë prej 1100 m², e cila si gjitha qendrat tjera do të ofrojë më të mirën e mundshme për qytetarët e Kaqanikut.Brendet që janë të pranishme në këtë pikë janë: Gorenje, Prity, Poloni dhe BRW, Free on, Pilot dhe Max Europe.
DEPO
Viti
DEPO / LOGJISTIKA
Në fund të vitit 2015, kompania ndërtoi një depo të re në zonën industriale (8 km nga selia në Prishtinë). Ka një hapësirë prej 4 hektarësh, ku 5.000m² përdoren si depo ku mund të ruhen mbi 20.000 produkte të pajisjeve shtëpiake.